Flash News

E-TJERA

Video/ Do të përurohet sot, pamjet e para brenda bazës ushtarake në Kuçovë

Video/ Do të përurohet sot, pamjet e para brenda bazës ushtarake

Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë do të përurohet sot, me pjesëmarrjen ekrerëve të lartë të shtetit dhe disa nga drejtuesve të NATO-s.

Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

NATO ka investuar afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare.

Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

 

Të fundit