Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Dy persona kapen "mat" duke blerë vota për Tom Doshin? Çfarë iu gjet në makinë

VIDEO/ Dy persona kapen "mat" duke blerë vota për Tom

Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, denoncimet dhe kallëzimet në prokurori për shit-blerje votash po shtohen gjithnjë e më shumë.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku disa qytetarët në Shkodë, kanë ndaluar një makinë me dy persona brenda saj. Brenda makinës është gjendur një listë me emra dhe një fletë votimi e shënuar me x për PSD-në dhe me x te numri 4 i kandidatit. Bashkë me të është dhe një fletë tjetër ku ka të shënuar disa emra dhe me numra nga pas, ndërsa letra mban sipër datën 14 prill 2021.

Personat që kanë bllokuar makinë pretendojnë se ata ishin duke blerë vota për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në makinë ndodhet dhe një person i vjetër në moshë, ku personat që kanë bërë videon i drejtohen me emrin Hysni: "A mor xhaj, i vjetër edhe blen vota".

Drejtuesi i makinës edhe dhunohet, teksa dëgjohen se do i çojnë në komisariat. Ende nuk ka një njoftim nga policia lidhur me këtë ngjarje.



Të fundit