Flash News

E-TJERA

Video/ E qëlloi 8 herë me thikë, momenti kur Bujar Fandaj hyn në shtëpinë e 27 vjeçares shtatzënë

Video/ E qëlloi 8 herë me thikë, momenti kur Bujar Fandaj hyn

Mediat italiane kanë publikuar momentin kur 41 vjeçari Bujar Fandaj hyri në shtëpinë e 27 vjeçares Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali për ta vrarë.

Një kamera sigurie e vendosur në një shtëpi aty pranë ka fiksuar momentin kur 41 vjeçari shqiptar kapërcen gardhin për të hyrë në banesë.

Fandaj shihet teksa endet nëpër shtëpinë e viktimës mëngjesin e 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht, dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë.

Një tjetër element vendimtar për hetuesit është çekiçi me shkrimin ‘7color’ që i përket të dyshuarit, me të cilin vrasësi thyen xhamin e një dritareje dhe hyn në shtëpi, mjet i gjetur brenda shtëpisë së viktimës dhe i sekuestruar nga policia.

 

Të fundit