Flash News

E-TJERA

Video e sherrit masiv mes dy grupeve brenda në lokal në Korçë

Video e sherrit masiv mes dy grupeve brenda në lokal në

Publikohet video e sherrit masiv në një nga lokalet e Korçës ku janë përfshirë më shumë se 10 persona.

Pamjet tregojnë momentet e sherrit i cili në fillim ka nisur me fjalë mes disa djemve që ishin ulur në lokal.

Konflikti ka nisur me fjalë në fillim, më pas ka vijuar me grushte mes 10 personave dhe më pas janë përdorur edhe sende të forta, karrige dhe në fund edhe thika.

Nga përdorimi i mjeteve prerëse kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sherri brenda lokalit ka zgjatur për disa minuta mes dy grupeve, ndërsa klientët e lokalit të tmerruar janë larguar e vendi është shkatërruar.

Gjatë konfliktit, një nga personat, Dritan Pino, ka qëlluar me thikë tre persona Mihal Zhidro, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për këtë ngjarje janë arrestuar 10 persona mes tyre edhe të plagosurit.

Të fundit