Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Kallëzim për të shtëna me armë, rrethohet rruga në “Don Bosko”

VIDEO/ Kallëzim për të shtëna me armë, rrethohet rruga

Rudolf Zefi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë ka denoncuar se në zonën e “Don Boskos” drejt makinës së tij është qëlluar me armë zjarri.

Në denoncimin e bërë në polici, ai është shprehur se drejt makinës së tij është qëlluar me armë nga një person i paidentifikuar, i cili ishte në këmbë.

Në videon e siguruar nga Politiko, shikohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (14 dhjetor), ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit