Flash News

E-TJERA

Video/ Kamerat e sigurisë filmuan lëvizjet e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian

Video/ Kamerat e sigurisë filmuan lëvizjet e autorit të dyshuar

Kanë dalë pamjet e para nga rruga që Kamber Sulçaj, 48 vjeç, dyshohet se ka ndjekur për të ekzekutuar biznesmenit italian, Edoardo Sarchi.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori i dyshuar largohet nga vendngjarja me automjetin e tij. Kjo ka ndihmuar autoritetet në gjurmimin e lëvizjes së tij pas krimit.

Automjeti i përdorur nga Sulçaj është gjetur i braktisur në një zonë malore në territorin e Tepelenës.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti mes autorit dhe viktimës dyshohet se ka nisur pas një debati banal për dritat e makinës. Më pas, Sulçaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesmenit.

Të fundit