Flash News

E-TJERA

Video/ “Lere se po i bie të fikët”, gruaja dhunon ish-burrin në Fier

Video/ “Lere se po i bie të fikët”, gruaja dhunon

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grua ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortit të saj. Gruaja e ka kapur prej fyti në mes të rrugës dhe sipas ish-bashkëshortit, e ka kërcënuar dhe i ka bërë presion me akuza të rënda.

Situata ka agravuar deri në atë pikë sa është dashur policia për të shuar konfliktin. Qytetarëve të cilët kalonin dhe e pyesnin, burri u është përgjigjur: “Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“.

Në videon më poshtë dëgjohet një nga qytetarët që i thotë efektivit të policisë “Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”.

Ndërsa ish-bashkëshortja u ka thënë se “ai ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…”.

Uniformat blu të cilat kanë mbërritur në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier.

 

Të fundit