Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti i arrestimit të autorit të masakrës në Shkodër, u kap në lumin Kir teksa tentoi arratisjen

Video/ Momenti i arrestimit të autorit të masakrës në

Kanë dalë pamjet e operacionit për kapjen e autoit të masakrës me dy të vrarë dhe dy të lagosur në Shkodër.

Rakip Gila, 29 vjeç, u kap në lumin Kir nga ku po tentonte të arratisej në këmbë.

Gila qëlloi me breshëri arme në një lokal pranë bashkisë, duke vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso, që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit, dhe një kameriere.

Në momentin kur ka qëlluar, autori ka qenë me një motor të zi dhe më pas është larguar me një mjet tip BMW. Gjatë tentaivës për t’u arratisur, Gila është aksidentuar dhe ka braktisur mjetin.

Më tej, ai ka tentuar të largohet në këmbë, por është kapur nga policia në lumin Kir.

Të fundit