Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti i arrestimit të bandës së Laert Haxhiut

Video/ Momenti i arrestimit të bandës së Laert Haxhiut

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut. Arrestimet erdhën pasi Artan Tafani u bë i penduari i drejtësisë dhe rrëfeu të gjitha krimet e kryera nga banda e Lushnjes.

Megaoperacioni “NEVER FORGET”, ka vënë në pranga 12 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Lulzim Spahia ose Arapi, Erisian Abedini, Ligor Lomaçka, aktualisht në burg, Bledar Berberi, Mariglen Topuzi, Bujar Abedini, Enriko Xhahysa, Klea Gjata, Idriz Mane, aktualisht në burg në Korçë, Fatjon Veliu, Leart Haxhiu, aktualisht ne burg në Greqi.

Një sërë ngjarjesh kriminale janë zbardhur nga zbërthimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafanit anëtar i bandës së Laert Haxhiut.

Konkretisht Artan Tafani ka zbardhur; 6 vrasje, 5 shpërthime eksploziv, 3 vjedhje me dhunë,  3 tentativë raste për kryerje vrasje, 1 rast kanosje polici.

6 vrasjet e kryera ndër vite tashmë të zbardhura janë vrasjet e: Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halili.

Të fundit