Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Momenti kur dhunohen dy policët në Vlorë

 

VIDEO/ Momenti kur dhunohen dy policët në Vlorë

Ky është momenti ku dy policët në Vlorë janë dhunuar. Gjithcka nisi pas njoftimit se një konflikt po ndodhte në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Nartës në Vlorë.

Në përplasje janë përfshirë punonjës të INUV dhe tre shtetas, konkretisht I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes, Policët janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e përfshirë në konflikt.

Në përpjekje për të ndalur sulmin dhe për të vendosur rendin, njëri prej punonjësve të Policisë ka përdorur armën e shërbimit, duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime apo pasoja për persona të tjerë.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre, dy efektivët e Policisë kanë pësuar dëmtime fizike dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë dhe përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të ngjarjes

Të fundit