Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur lënda plasëse vendoset para shtëpisë së zyrtarit të PD, autori ndez fitilin dhe ikën me vrap

Video/ Momenti kur lënda plasëse vendoset para shtëpisë
Ilgnor Vora

Ka dalë videoja që tregon momentin, kur autori ka vendosur lëndën plasëse në para shtëpisë së zyrtarit të PD-së në Shijak, Ilgnor Vorës. Në video shihet një person, i cili afrohet ngadalë pranë banesës së Vorës dhe vendos lëndën plasëse para portës.

Më pas ai ka ndezur fitilin dhe është larguar me vrap. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Vora ka thënë se nuk është në konflikt me askënd  dhe se ka bërë vetëm denoncime politike.

Ndërkohë PD e ka cilësuar sulm kriminal dhe ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes. PD kërkoi ndëshkimin e përgjegjësve të këtij akti.

Të fundit