Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur vetëdorëzohet i dyshuari për atentatin në Dukagjin: Më ka dalë emri në televizor

Video/ Momenti kur vetëdorëzohet i dyshuari për atentatin në

Në videon e mëposhtme është momenti kur vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, Edmond Nikaj, një prej të dyshuarve për atentatin e regjistruar pasditen e djeshme në Dukagjin, ku u vra me armë zjarri Zef Guri dhe mbeti i plagosur rëndë Gjin Guri.

“Më ka dalë emri në Polici, kam ardhur me u vetëdorëzu” dëgjohet Edmond Nikaj teksa i drejtohet efektivit të Policisë tek dera.

 Ky i fundit e pyet nëse “a është në kërkim?” dhe Nikaj i përgjigjet se nuk e di por i ka dalë emri në televizor.

Edmond Nika pretendon se është i pafajshëm dhe se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë në fshatin Grudë e Re, duke riparuar makinën e tij dhe kjo sipas tij mund të verifikohet qartë nga policia përmes kamerave.

“Normal që do të vetëdorëzohem, jam i pafajshëm. Unë kam qenë gjithë ditën nën vëzhgimin e kamerave. E kam marrë vesh që jam shpallur në kërkim nga lajmet. Edhe sikur të jesh fajtor duhet të dorëzohesh, por kur je i pafajshëm duhet të dorëzohesh patjetër”, u shpreh ai për RTSH-në.

Edmondi thotë se me familjen e viktimës ka lidhje gjaku dhe se nuk mundet kurrsesi që të qëllojë me armë ndaj Zef dhe Gjin Gurit.

Ai tregon se punon në Shkodër në ndërtim dhe se nuk e lidh gjë me aktivitetet e paligjshme të kultivimit të kanabisit në Dukagjin.

 “Personat që janë shpallur në kërkim i njoh si emra, por s’kam asnjë lidhje me ta. Në Polici do të dëshmoj pafajësinë time”, deklaroi Nika.

Pas marrjes në pyetje, Edmond Nika është lënë sërish i lirë bashkë me Kujtim Dhollën, Martin Qershinë dhe Cesk Serajn, ndërsa në kërkim është shpallur Gjovalin Guri.

Të fundit