Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti tronditës kur 54-vjeçari i vë flakën shtëpisë në Bathore

Video/ Momenti tronditës kur 54-vjeçari i vë flakën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bathoren në mesditën e 25 dhjetorit, kur Bashkim Domi, 54 vjeç, nën efektin e alkoolit, kërcënoi se do të digjte bashkëshorten dhe fëmijët e tij, duke i vënë flakën banesës së familjes.

Sipas burimeve, Domi kishte fshehur benzinën nën xhaketë dhe e përdori për të ndezur zjarrin brenda shtëpisë. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, njëra nga vajzat është prekur nga flakët gjatë përpjekjeve për të shpëtuar.

Një pjesë e banesës dhe mobiliet janë shkatërruar nga zjarri, ndërsa bashkëshortja e 54-vjeçarit rrëfen tmerrin që përjetoi:

“Nuk e dija që kishte benzinë, e kishte futur në xhup. E spërkati shtëpinë me benzinë dhe i thirra fëmijëve të dilnin jashtë. Kur doli jashtë, ia hodhi vajzës benzinën te këmbët. Nuk e di si unë dhe djali arritëm ta ndalonim.”
Gruaja, e cila është pajisur më parë me urdhër mbrojtjeje nga gjykata, tregon se prej vitesh ka vuajtur nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit.

“Gjithmonë ka qenë i dhunshëm qëkur jam martuar. Në vitin 2017 më ka djegur me tenxhere fasulesh. E kam denoncuar se më ka lënë për vdekje.”
54-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë nën drejtimin e prokurorisë. Fatmirësisht, anëtarët e familjes ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit