Flash News

E-TJERA

Video/ “Mund të përfundoj në burg me ata që kam arrestuar”, si e parandjeu dënimin Saimir Tahiri

Video/ “Mund të përfundoj në burg me ata që kam

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri kaloi mbrëmë natën e parë në qelinë e burgut 313 në Tiranë, pasi gjykata vendosi ta dënonte atë me 3 vite e 4 muaj burg pas një seance maratone për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Pavarësisht se procesi gjyqësor ka zgjatur për pesë vite, Tahiri duket e kishte parandjerë dënimin e tij me burg.

Teksa intervistohej para një paneli gazetarësh në Opinion në tetor të 2017-ës, Tahiri deklaronte se mund të përfundojë në burg me ata që kishte arrestuar vetë kur mbante postin e ministrit.

“Nuk kam asnjë surprizë në këtë histori, e prisja ta shihja një ditë, që i gjithë llumi të më vinte përballë dhe mua mund të më ndodhë që të shkoj të bëj burg me ata që kam arrestuar vetë, mund të më ndodhë”, deklaronte Tahiri.


Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Të fundit