Flash News

E-TJERA

Video/ Ndeshja Shqipëri-Poloni, policia "blindon" stadiumin “Air Albania”

Video/ Ndeshja Shqipëri-Poloni, policia "blindon" stadiumin

Sot do të zhvillohet ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”.

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje por edhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në kryeqytet gjatë ditës së sotme, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Ndërkohë disa orë para nisjes së sfidës, policia ka “blinduar” zonën përreth “Air Albania”.

Gjithashtu siç  mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme, dhjetëra makina të tjera policie janë nisur drejt stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
– “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
– “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
– “Themistokli Gërmenji”;
– “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
– “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
– “Jul Variboba”, pranë postës;
– “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
– “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

 

Të fundit