Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Neymar ndëshkohet me të kuq dhe përleshet në tunel me kundërshtarin

VIDEO/ Neymar ndëshkohet me të kuq dhe përleshet në tunel me

Lille ka arritur të fitojë me rezultatin 0-1 përballë PSG-së, duke marrë kreun e renditjes në kampionatin francez me tre pikë më shumë sesa parizienët. Golin e vetëm të sfidës e realizoi Jonathan David në minutën e '20 të takimit.

Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nga kjo ndeshje, isht episodi me protagonist yllin brazilian Neymar. Në minutat e fundit Neymar u përplas disa herë me Tiago Dialo dhe për shkak të ndërhyrjeve josportive u ndëshkua me karton të kuq. 

Por gjakrat u nxehën dhe më tej kur dy lojtarët po hynin në dhomat e zhveshjes, ku pati dhe një përballje me të ashpër mes tyre. U desh ndërhyrja e personelit që situata të mos përshkallëzohej.

Të fundit