Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Ofendimet raciste ndaj Lukakut dhe grushti i Cuadrados. Momentet e sherrit në Juventus-Inter

VIDEO/ Ofendimet raciste ndaj Lukakut dhe grushti i Cuadrados. Momentet e

Ndeshja Juventus-Inter përfundoi në mënyrën më të shëmtuar, ku lojtarët e të dyja skuadrave u përplasën me njëri-tjetrin pas penalltisë së shënuar nga Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg po vuante koret raciste nga tifozët e Juventusit dhe pasi shënoi, festoi duke iu kthyer “reston” dhe kjo shkaktoi zemërim tek lojtarët bardhezi. Cuadrado ishte ai që u përfshi më shumë. Lukaku u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq, por tensionet nuk kishin përfunduar aty.

Cuadrado u përlesh me kapitenin e Interit, Samir Handanoviç, ku e goditi me grusht këtë të fundit dhe si rrjedhojë mori të kuq. Kaosi pllakosi fushën e gjelbër me lojtarët dhe stafet e të dyja skuadrave që u munduan të ndalonin sherrin, por dëmi ishte bërë.

Në lidhje me koret raciste, Federata italiane, klubi i Interit dhe shumë të tjerë i dolën në krah Lukakut duke dënuar gjestet e shëmtuara të tifozëve bardhezi.

 

Të fundit