Flash News

E-TJERA

Video/ Pak sekonda dhe shume tension në diskutimin e Ramës veçmas me Trump

Video/ Pak sekonda dhe shume tension në diskutimin e Ramës

Shqipëria dhe Kosova ishin mes 50 shteteve që firmosën sot themelimin e Bordit të Paqes, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e United States Institute of Peace “Donald J. Trump” në Ëashington, D.C.

Pas fjalimeve përkatëse, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u panë duke biseduar për disa sekonda të veçuar me presidentin Trump. 

Siç duket nga video, në mimikën e Ramës shihet shumë tension gjatë diskutimit për pak sekonda me presidentin amerikan, madje në një moment Rama shihet tejet i acaruar me përgjigjet që merr prej Trump, teksa kthen kokën mënjanë. 

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar mes tyre, por kujtojmë se gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama i kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrë hapa lidhur me procesin në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së. 

Të fundit