All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Video/ Përjashtimi i deputetëve të PD, opozita nuk lejon fillimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve

All - Paragraf - 1

Video/ Përjashtimi i deputetëve të PD, opozita nuk lejon fillimin

Deputetët e PD kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

All - Paragraf - 3

Në shenjë proteste edhe pas përjashtimit të disa deputetëve dje nga Komisioni i Etikës, deputetët e PD nuk kanë lejuar sot fillimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku do të bëjë prezantimin e projektligjit për buxhetin 2014, ministri i Ekonomisë.

 Sipas tyre, shkak është bërë përjashtimi i deputetëve dhe mos përmbushja e 3 kërkesave të tyre.

I praishem është edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi edhe pse i përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës. 

 

Kujtojmë se 6 deputetë të opozitës u përjashtuan pas tensioneve të seancës së ditës së hënë në parlament, por kanë deklaruar se nuk do të njohin përjashtimet.

Përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi
1. Gazmend Bardhi
2. Bledion Nallbati
3. Flamur Noka,
4. Edi Paloka,
5. Albana Vokshi
Përjashtohet me 3 ditë
1. Saimir Korreshi

 

Të fundit