Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Rudina Hajdari mbyll fushatën në Elbasan, hipën mbi karrige për t'iu folur qytetarëve

VIDEO/ Rudina Hajdari mbyll fushatën në Elbasan, hipën mbi

Deputetja Rudina Hajdari, e cila për zgjedhjet e 25 prillit kandidon nën siglën e Nismës Thurje, ka zhvilluar ditën e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit. Më shumë sesa fjalimi, ajo që ka tërhequr më shumë podiumi i improvizuar nga ku foli ligjvënësja shqiptare. Rudina Hajdari hipi mbi një karrige për të folur para qytetarëve.

Pas fjalëve falenderuese për mbështetësit e saj, Rudina Hajdari ia u ka dhënë telefonin nga ku po bënte vido-live, qytetarëve për të folur dhe ata lidhur me mbështetjen ndaj Nismës Thurje dhe deputetes.

“Më thonë si do ja dalësh Rudina se ti je vetëm. Ne nuk jemi vetëm, ne jemi të gjithë bashkë. Dhe sot kam këtu të gjithë mbështetësit e mi që më kanë ndihmuar. Dua që sot të bashkoheni me ne dhe të kuptoni që Elbasani nuk është vetëm. Ka me qindra që po na bashkohen çdo ditë”, tha Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj.

Të fundit