Flash News

E-TJERA

Video/ Si u zbulua baza e klanit shqiptar, d*oga e paketuar me logon e "Rolls Royce"

Video/ Si u zbulua baza e klanit shqiptar, d*oga e paketuar me logon e

Autoritetet italiane zhvilluan një operacion të gjerë në qytetin e Breshias, duke goditur një rrjet shqiptar të trafikut të drogës që operonte mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në pamjet e siguruara nga operacioni shihen kontrolle me qen antidrogë, ndërsa droga e sekuestruar ishte e paketuar me logon e markës së njohur britanike ‘Rolls Royce’.

Hetuesit bëjnë me dije se organizata kishte bazën kryesore operative në Shqipëri, por veprimtarinë e kishte zgjeruar në Itali. Droga, duke përfshirë heroinë dhe kokainë, transportohej nga Amerika e Jugut përmes rrugëve tregtare, me destinacion portet kryesore të Europës Veriore.

Më pas, kamionë të përfshirë nga anëtarët e grupit transportonin lëndën narkotike drejt Italisë, ndërsa heroina dërgohej edhe përmes linjave të autobusëve, ku shoferët shpesh nuk ishin të përfshirë në veprim.

Në territorin italian, grupi shqiptar kishte krijuar gjashtë qendra logjistike në provincat e Breshias, Rovato dhe Palazzolo, të cilat shërbenin si magazina për drogën dhe qendra të menaxhimit të parave të fituara nga shitja e saj. Shumat e mëdha të parave transferoheshin në mënyrë të rregullt drejt drejtuesve të organizatës përmes linjave të autobusëve Itali-Shqipëri.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe rreth 130 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë të përafërt 12 milionë euro në treg. Mbi 35 kontrolle janë kryer në të gjithë territorin italian në kuadër të këtij hetimi.

Operacioni tregon për përpjekjet e koordinuara të autoriteteve italiane dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në goditjen e rrjeteve kriminale që trafikojnë drogë mes dy vendeve.

Të fundit