Flash News

E-TJERA

Video/ Situatë kritike nga zjarret në Vlorë, Karaburuni dhe Tragjasi në flakë prej katër ditësh

Video/ Situatë kritike nga zjarret në Vlorë, Karaburuni dhe

Zjarret prej ditësh kanë “pushtuar” sipërfaqe të tëra në Vlorë.

Situata më kritike vazhdon të mbetet në Karaburun dhe në Tragjas, ku vatrat e zjarreve vazhdojnë të jenë aktive prej katër ditësh.

Për pasojë, po digjen hektarë të tërë  me bimësi e pyje, ndërsa po rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Punonjësit e zonave të mbrojtura po luftojnë me flakët, në kushte të vështira dhe me mjete rrethanore, por flakët nuk janë vënë ende nën kontroll të favorizuara edhe nga era.

Së fundmi, një vatër e re është aktivizuar edhe në Ksamil,  duke rrezikuar edhe banesat e qytetarëve.

Lidhur me zjarret e ditëve të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit dhe do të verifikojë menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur që përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative.

 

 

Të fundit