Flash News

E-TJERA

Video/ Tre të rinj humbën jetën, momenti kur “Audi” thyen barrierat dhe bie nga mbikalimi

Video/ Tre të rinj humbën jetën, momenti kur “Audi”

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Audi Q8” i cili doli nga rruga duke thyer barrierat anësore te mbikalimi pranë TEG-ut, përfundoi disa metra poshtë, duke shkaktuar tre viktima dhe 4 të plagosur.

Siç duket në video, Klevis Ruçaj i cili drejtonte mjetin tip “Audi ka qenë me një shpejtësi marramendëse dhe si e tillë nuk ka arritur dot të marrë kthesën për t’u futur në rrethrrotullim. Nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, shihet se Ruçaj ka rrezikuar edhe përplasjen me një mjet tjetër, i cili ka arritur t’i shpëtojë.

Dy vajza ndërruan jetë në vend si pasojë e aksidentit tragjik, Erisilda Abedini 22 vjece dhe Sikela Përroj 23 vjeçe. Ndërsa 20-vjeçari Klevis Ruçaj ndërroi jetë disa orë më pas në Spitalin e Traumës.

Pasi ra nga mbikalimi, “Audi” përplasi një mjet tip “Honda” i cili drejtohet nga një 60-vjeçar që mbeti i plagosur bashkë me pasagjerët e tjerë në mjet.

Të fundit