Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Video/ Veç deputetëve të opozitës, nga gazi lotsjellës u dëmtua edhe një fotoreporter
Sot u mbajt protesta e 11-të e thirrur nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" para bashkisë së Tiranës.
Njësoj si protestat e tjera, edhe tubimi i sotëm është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave policore.
Si pasojë, të dëmtuar mbetën deputetët e opozitës, Klevis Balliu, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Bledjan Nallbati.
Të lënduar pati edhe nga radhët e medias. Politiko.al sjell rastin e fotoreporterit ‘Anadolu Agency’, Olsi Shehu.
Siç duket nga pamjet, policia i ka hedhur spray në drejtim të aparatit, ndërsa fotoreporteri po filmonte përplasjet me protestuesit.
Ai është ndihmuar më pas nga pjesëmarrësit në protestë, për të qetësuar dëmtimet që mori në pjesën e fytyrës.