Flash News

E-TJERA

Videoja e dhunës: Policët bëjnë të riun për spital dhe e fusin në qeli

Videoja e dhunës: Policët bëjnë të riun për spital

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkon në Prizren pasi rreth 20 ditë më parë një i ri 25 vjeç, Taner Qyse, është dhunuar nga tre policë rrugorë të këtij qyteti. Kjo provohet edhe pamjet filmike dhe denoncimi i familjarëve. Sipas avokatit Gent Gjini, i riu është lënë në masën e arrestit me burg, deri në përfundim të hetimeve.

Xhaner Qyse, vëllai i madh i të riut të arrestuar tregon se ishte dëshmitar i incidentit. Ai thotë se makinën e ndaluan disa sekonda përpara dyqanit të dhe policët prenë një fletë gjobe për parkim të gabuar. Polici, sipas tij, u soll në mënyrë arrogante, ndaj dhe i riu e grisi fletën e gjobës. Kjo ishte dhe pikënisja e incidentit dhe dhunimit të të riut, i cili përfundoi me urgjencë në spital. 

Xhaner dhe Ibrahim Qyse shprehen se janë të shqetësuar që familjari i tyre po qëndron pa të drejtë në qeli. Sipas avokatit Gjini, policët kanë manipuluar ngjarjen dhe prokuroria nuk ka bërë punën në rregull.

/tvklan.al

Të fundit