Flash News

E-TJERA

Vidhet shkolla e mesme në Malësinë e Madhe

Vidhet shkolla e mesme në Malësinë e Madhe

Shkolla e mesme në fshatin Gruemirë, në Malësinë e Madhe ka rënë pre e një grabitjeve.

Policia bën me dije se grabitësit kanë vjedhur disa pajisje kompjuterike që përdoreshin nga nxënësit në këtë shkollë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje kompjuterike në shkollën e mesme të fshatit Gruemirë. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit