Flash News

E-TJERA

“Viza punë ne Britani”, zbardhet skema e mashtrimit në Tiranë, arrestohet 39-vjeçarja

“Viza punë ne Britani”, zbardhet skema e mashtrimit në

Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbardhur një skemë mashtrimi me viza pune në Britaninë e Madhe.

Në sajë të operacionit policor të koduar “Udhëtimi i sigurt” është vënë në pranga shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim mashtronin qytetarë duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar, vihet në pranga një shtetase, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar dhe pajisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”, sqaron policia.

 

 

Të fundit