Flash News

E-TJERA

Video/ Vizita e Dumanit në SHBA, kunati e pret me valle tradicionale dhe tupana

Video/ Vizita e Dumanit në SHBA, kunati e pret me valle tradicionale dhe

Ndërsa në Shqipëri mediat dhe rrjetet sociale 'ziejnë' për shkaqet e vizitës së kreut të SPAK, Altin Dumanit në SHBA, duket se ky i fundit po e shijon udhëtimin më së miri. 

Së fundmi, Dumani udhëtoi drejt SHBA-ve për një takim me Brendan Hanrahan, zyrtari i lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike (EUR) në Departamentin Amerikan të Shtetit. 

Video/ Vizita e Dumanit në SHBA, kunati e pret me valle tradicionale dhe

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk dha detaje lidhur me vizitën e Dumanit si dhe nuk dihet as tema e diskutimit.

E teksa të gjitha aludojnë për arsyet e takimit, Dumani e ka shfrytëzuar udhëtimin në Amerikë edhe për t'u bërë pjesë e një gëzimi afamiljar atje. 

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku në një ambient festiv familjar shihet i ulur edhe Altin Dumani. Video është publikuar nga Arben Pango, kunati i kreut të SPAK, i cili banon në Neë Jersey. 


Siç duket edhe nga pamjet, ai shijon i ulur në një divan dhe me celular në dorë valle tradicionale shqiptare dhe tupana, pasi kunati i tij marton të bijën, e cila është edhe mbesa e bashkëshortes së Dumanit.

Po ashtu, në rrjet ka qarkulluar edhe një foto familjare nga dasma, ku dukshëm shfaqet edhe Dumani krahas të shoqes, teksa përshëndet me dorë, ashtu si dasmorët e tjerë. 

Video/ Vizita e Dumanit në SHBA, kunati e pret me valle tradicionale dhe

 

Të fundit