Flash News

E-TJERA

Reagimi i Metës pas protestës: Imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë, të zgjohet çdo institucion

Reagimi i Metës pas protestës: Imazhi më i bukur i një

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për protestën që u zhvillua dje kundër qeverisë. Sipas tij, manifestimi paqësor ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim.

Sipas Kreut të Shtetit, arsyet që nxorën qytetarët në shesh, duhet të vënë në lëvizje të gjithë institucionet pa vonesë. Për Metën është i papranueshëm fakti që institucionet e drejtësisë të mos hetojnë skandalet që po denonocohen.

Teksa përshëndet qëndrimin e vendosur të opozitës në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, presidenti thotë se mesazhet dhe fryma paqësore që karakterizoi protestën, e bëjnë vendin më shpresëdhënës.

“Manifestimi masiv paqësor i organizuar dje në Tiranë nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim.

Kauzat e vërteta dhe të drejta, që u ngritën gjatë kësaj proteste, duhet të zgjojnë të gjitha institucionet pa vonesë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas megaskandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë.

Nuk mund të mbulohet me asnjë fantazi varfëria e skajshme, që po i detyron shqiptarët të mërgojnë plot dëshpërim. Këto mesazhe dhe fryma paqësore që karakterizoi këtë protestë, e bëjnë Shqipërinë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, thotë ndër të tjera Meta.

Reagimi i Metës pas protestës: Imazhi më i bukur i një

 

Të fundit