Flash News

E-TJERA

“Vjen shpesh në Vlorë”, Meta tregon telefonatën me Gjiknurin: E prita gjithë natën, por nuk erdhi

“Vjen shpesh në Vlorë”, Meta tregon telefonatën me

Presidenti Meta ka treguar se mbrëmjen e djeshme ka telefonuar drejtuesin politik të PS, Damian Gjiknurit, për ti thënë se ndodhet në Vlorë dhe e pret në takim, pasi sipas tij, ky i fundit është i shqetësuar pse Presidenti shkon shpesh në këtë qytet.

I ftuar në Syri tv, Meta tha se e ka pritur gjithë natën, por Gjiknuri nuk i është përgjigjur.

“Pas një provokimi të shëmtuar që Rama bëri për çështjen e zgjedhjeve duke i thënë atij personit që bëri tërmetin në Dibër që tani ta bënte tërmet edhe në Vlorë, isha i detyruar që të shkoja më shumë në Vlorë me qëllim që t’i mbroj zgjedhjet në Vlorë dhe të jetë shembull i mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ne i themi  mos e provokoni Vlorën dhe qytetarët shqiptarë. Ne nuk i ndalojmë dot të eksperimentojnë, por pasojat do të jenë shumë të rënda. Bujar Leskaj është një institucion i rëndësishëm, nuk është thjesht i pari i listës së PD në Vlorë.

Dje kam thirrur edhe Damianin në takim dhe i thashë edhe hotelin ku jam. E prita gjitha natën dhe nuk erdhi. Sepse ai ka pasur shqetësime pse unë nuk vij në Vlorë dhe unë nuk e takoj. Nëse do, mirë, nëse nuk do të më takojë është e punë e tij”, tha Meta.

 

 

Të fundit