Flash News

E-TJERA

Vjosa Osmani vizitë dy-ditore me ftesë të Begajt, zbardhet axhenda në Tiranë

Vjosa Osmani vizitë dy-ditore me ftesë të Begajt, zbardhet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Zyra e shtyit pranë presidencës ka zbardhur disa nga detajet  e programit të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

 04 shtator 2023

 10:00 - Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

 11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Të fundit