Flash News

E-TJERA

Vlerësimi për Dvoranin, Presidenca i përgjigjet kryeministrit: Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla

Vlerësimi për Dvoranin, Presidenca i përgjigjet kryeministrit:

Presidenca e Republikës ka reaguar pas mesazhit të kryeministrit Rama, lidhur me vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kreun e KED-së, Ardian Dvorani si si një ndër 12 kampionët në luftën ndaj korrupsionit.

Kreu i qeverisë, këtë vlerësim e cilëson si një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi, por zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, e ka cilësuar kryeministrin si “faqezi” duke shtuar më tej se Reforma e tij do të "ngordhë", siç e quan ai, më 25 prill, e cila është dhe data e zgjedhjeve të përgjithshme.

"O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!" shkruan Tedi Blushi në rrjetet sociale.

Në të shkuarën, Ilir Meta e ka kallëzuar për shpërdorim detyre Ardian Dvoranin pasi ky i fundit, sipas Presidentit shkaktoi përplasjen me Kuvendin në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit