Flash News

E-TJERA

Vodhën një zyrë avokatie, shpallen në kërkim tre persona, sekuestrohen 30 mijë euro

Vodhën një zyrë avokatie, shpallen në kërkim tre

Tre persona janë shpallur në kërkim, pasi vodhën nga një zyrë noterie 30 mijë euro. 

Elton (Fatjon) Lika, 40 vjeç, Armalind Rrokaj, 51 vjeç, dhe Eljona Rrokaj (Nelaj), 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit