Flash News

E-TJERA

Vodhi shtëpinë e Benzema, mediat spanjolle shkruajnë për arrestimin e ish kreut të Ujësjellësit: 9 vjet drejtor

Vodhi shtëpinë e Benzema, mediat spanjolle shkruajnë për

Arrestimi i Alfred Prodanit, ish kreu i UKT në Kurbin ka bërë bujë edhe në mediat spanjolle.

Media spanjolle ‘Marca’ shkruan se Prodani, i cili akuzohet për një sërë vjedhjes në Spanjë, përfshirë edhe shtëpinë e futbollistit Karim Benzema, ishte një zyrtar i lartë në Qeverinë Shqiptare, i cili prej nëntë vitesh ishte drejtor i ndërmarrjes publike të ujësjellësit në qarkun e Kurbinit.

“Policia shqiptare, në një operacion të koordinuar me Interpolin ka arrestuar përgjegjësin dhe drejtuesin e grabitjes me forcë në shtëpinë e Karim Benzema-s, e ndodhur më 27 shkurt 2019 gjatë ndeshjes në Santiago Bernabeu që F. C. Barcelona mundi Real Madridin. 0-3.

Personi përgjegjës për grabitjen në shtëpinë e Benzemës është Alfred Prodani, një zyrtar i lartë në Qeverinë Shqiptare, i cili prej nëntë vitesh ishte drejtor i ndërmarrjes publike të ujësjellësit (Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin) në qarkun e Kurbinit.

Arrestimi i Prodanit, i cili mund të përfshihej në grabitjen e 40 shtëpive të tjera në Spanjë që nga viti 2013, ndodhi në Laç me kërkesë të një gjykate në La Coruña në të ashtuquajturin 'Operacioni Coruña'.

“El Periódico” publikon se provat kundër Alfred Prodanit, i cili mohon të jetë i përfshirë në këto grabitje, “janë bindëse””, thuhet në artikullin e ‘Marca’ ndër të tjera.

Të fundit