Flash News

E-TJERA

Von der Leyen takim me Metën në Presidencë, mesazhet që i përcolli presidentit

Von der Leyen takim me Metën në Presidencë, mesazhet që i

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit Ilir Meta në Presidencë, pas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Von der Leyen ka ndarë me Metën prioritetet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë. “Vaksinimi kundër Covid-19, hapja e vendeve të punës dhe zhvillimi ekonomik”, janë ndër prioritett që Von der Leyen ka cituar në takimin me Metën.

“Ne punojmë krah për krah për të siguruar një shërim të qëndrueshëm nga pandemia. Europa është në anën tuaj, me 430 000 doza të dhuruara për Shqipërinë. Prioritetet tona të përbashkëta: Shpejtoni vaksinimin; Krijimi i vendeve të punës dhe rritja me Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Von der Leyen.

Të fundit