Flash News

E-TJERA

Vonesat në disa QV, KQZ: Në 230 qendra votimi probleme për shkak të presioneve, në disa të tjera nga identifikimi elektronik

Vonesat në disa QV, KQZ: Në 230 qendra votimi probleme për shkak

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha ka bërë një sqarim për publikun, lidhur me vonesat e procesit të zgjedhjeve në disa qendra votimi në të gjithë vendin.

Në një prononcim për mediat, Hoxha sqaron se në disa QV janë hasur problematika për shkak të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve.

Duke pasur parasysh që procesi është në dinamikë, ka pasur disa problematika në qendra votimi. 230 qendra votimi ka pasur problematike për shkak të presioneve, por edhe të mos trajnimeve, problematike në përdorimin e pajisjes elektronike. Po merren masa që këto problematike të zgjidhen dhe qytetarët të votojnë lirshëm.

Në ato qendra votimi ku është pezulluar puna ka qenë për shkak të përdorimit të pajisjes elektronike.

Këto problematika janë të zgjidhshme.

Identifikimi elektronik zhvillohet për herë të parë në gjithë vendin. Presioni dhe përgjegjësia e lartë ndikon në stepjen e tyre apo problematikat që kanë.

Janë rreth 100 qendra votimi që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë sepse janë në zona të thella dhe procesi është zhvilluar manualisht”, tha Hoxhaj.

  

Të fundit