Flash News

E-TJERA

Vonuan numërimin e votave, sa KZAZ gjobiti KQZ: Numëruan më pak se 50 për qind të QV

Vonuan numërimin e votave, sa KZAZ gjobiti KQZ: Numëruan më pak

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka ndëshkuar me gjobë anëtarët e KZAZ-ve që kanë vonuar procesin e numërimit të votave.

Sipas zëdhënëses së KQZ, Drilona Hoxha, deri tani janë gjobitur 18 KZAZ në vend pasi numëruan më pak se 50 për qind të Qendrave të Votimit.

“Në 92 vendet e numërimit të votave, deri tani ka përfunduar numërimi për subjektet por edhe për kandidatët për 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të QV që kanë në administrim, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%.

Duke patur parasysh ecurinë e ditës së sotme, më lejoni të ju informoj se KQZ ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor, të cilët deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të QV, pra për 18 KZAZ.

Sanksioni është vendosur për mos respektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00″, u shpreh zëdhënësja e KQZ.

 

Të fundit