Flash News

E-TJERA

Vota preferenciale merr goditje/ Nga Bllako te Ruçi, “humbjet” e PS-së ende pa u bërë një vit nga zgjedhjet

Vota preferenciale merr goditje/ Nga Bllako te Ruçi,

Partia Socialiste arriti të merrte në zgjedhjet e 25 prillit 768 250 vota. Ndër më të votuarit ishte Ornaldo Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili u shpall një ditë më parë “non grata”. Kujtojmë që sanksionet e DASH prekin të gjithë familjen Rakipi.

Rakipi siguroi në zgjedhje 15 697 vota, edhe pse ishte i panjohur në politikë.

Ndërkohë pak ditë më parë ra në prangat e policisë Alqi Bllako, i cili mori 8 752 vota me siglën e PS-së.

Ndërsa Lefter Koka, që aktualisht është në burg, pasi së bashku me Bllakon akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorëve, mori 9 609 vota në zgjedhje. Koka dha dorëheqjen vetëm një javë para mbledhjes së Kuvendit ë tri në muajin shtator.

Ndërsa Gramoz Ruçi, i renditur ndër më të votuarit me 10 292 vota, vendosi të largohej nga politika. Këto raste tregojnë se vota preferenciale ka marrë goditje, pa u bërë ende një vit nga mbajtja e zgjedhjeve.

Vota preferenciale për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit nxori në pah se disa emra ishin vetëm për të ‘mbushur’ listën. Kjo pasi pati kandidatë që rezultuan me 0, 1 ose 2 vota në total.

 

Të fundit