Flash News

E-TJERA

Votat e diasporës/ Gafë apo manipulim?!Numërohen 43 mijë fletë, ndërkohë që ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues

Votat e diasporës/ Gafë apo manipulim?!Numërohen 43 mijë

Vota e diasporës ka ngjallur shumë polemika, debate e diskutime. Manipulimi që raportohet se po i bëhet diasporës kap majat sidomos me Greqinë, aty ku vetë PS insiston që zarfat të mos veçohen.

Procesi i numërimit të votave të shqiptarëve të diasporës, për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, ka nxjerrë në dritë një shifër alarmante.

 Janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë shtet.

Ky mospërputhje e hapur ngre dyshime serioze për manipulim të rezultatit dhe hedh hije të rënda mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Kujtojmë që situatë e njejtë ka ndodhur e me diasporën e Qarkut Kukës. KQZ ka vendosur 2902 zarfa të numëruar nga 2896 zarfa që janë në total.

LEXO EDHE

https://politiko.al/kryesore/gafe-apo-manipulim-zarfat-e-diaspores-ne-kukes-shtohen-duke-u-numeruar-i531858

 

Të fundit