Flash News

E-TJERA

Votat preferenciale, Kumbaro: Gara brenda llojit është zero, kërkojmë tre mandate në Gjirokastër

Votat preferenciale, Kumbaro: Gara brenda llojit është zero,

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro shprehet se nuk e ndjen presionin për vota preferencial në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo deklaron se 6 kandidatët socialistë në Gjirokastër funksionojnë si një ekip dhe po luftojnë fort të kapin mandatin e tretë nga katër që ka gjithsej ky qark.

"Konkurrencë brenda llojit ka dhe nuk ka asgjë të keqe sepse kjo është pjesë e garës. Megjithatë duke qenë se unë jam 100% e vendosur vetëm në qarkun e Gjirokastrës nuk mund t’iu flas konkretisht se çfarë po ndodh në qarqet e tjera. Ne këtu kemi një frymë skuadre për të cilën krenohemi. Jemi 6 kandidatë, kemi 4 mandatë në qarkun e Gjirokastrës. Po punojmë të gjithë si skuadër jo për të kërkuar vota personale, por për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Për këtë kemi rënë dakord të gjashtë dhe të gjashtë po luftojmë për të marrë 3 mandate. Gara brenda llojit është zero për ne në qarkun e Gjirokastrës." tha Kumbaro në OraNews

Të fundit