Flash News

E-TJERA

Voton Ilir Meta: E gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria

Voton Ilir Meta: E gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria

Pas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, i radhës ka votuar pak pas hapjes së qendrave të votimit presidenti Ilir Meta.

Pas votimit, Meta ka folur për mediat, duke bërë thirrje për zgjedhjen e alternativës dhe kandidatëve më të mirë, pasi sipas tij  e gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria.

Erdhi kjo ditë e bekuar, e mrekullueshme. Për sovranin në kushte sa më të mira, për të shprehur vullnetin e lirë. Çdo qytetar i Shqipërisë, pavarësisht se nga çka përjetuar, duhet që Republika jonë të ripërtërijë themelet e saj nëpërmjet votës së lirë.

Barazim para ligjit na garanton vetëm barazia e votë, çdo qytetar i Shqipërisë, të votojë i lirë për alternativën që beson dhe në këto zgjedhje ka mundësi të votojë për kandidatin më të mirë.

I ftoj të zgjedhin alternativën që ato besojnë dhe kandidatët më të ndershëm. Votimi nuk është një e drejtë Kushtetuese, por akt patriotik. E gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria vetëm mbarëvajtje e mirë i këtij procesi do të thotë që Evropa do të hapë anëtarësimin. Vota të lira, qytetarët të votojnë atë që kanë në mendje e zemër”, u shpreh Meta.

 

Të fundit