Flash News

E-TJERA

Vranë 43-vjeçarin në Selanik, arrestohen pas një viti në Korçë dy autorët e dyshuar

Vranë 43-vjeçarin në Selanik, arrestohen pas një viti

Policia e Korçës ka zbardhur vrasjen e 43-vjeçarit Spartak Dervishi, ngjarje e ndodhur më 18 maj të vitit 2020 në Selanik, Greqi. Si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Radaneci 2021” janë vë në pranga shtetasit Orgel Xhambazi, 24 vjeç dhe Medi Ganolli, 32 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare është dokumentuar me prova ligjore se dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me Romarjo Tahirin, të arrestuar më herët nga policia greke kanë vrarë me thikë Spartak Dervishin.  Xhambazi dhe Ganolli kanë qenë emra të njohur për drejtësinë, pasi më parë janë dënuar për vjedhje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit