Flash News

E-TJERA

Vranë 50-vjeçarin në Dibër, vetëdorëzohet në polici njëri nga vëllezërit

Vranë 50-vjeçarin në Dibër, vetëdorëzohet

Është vetëdorëzuar në polici Altin Mera, njëri nga 2 vëllezërit që vranë 50 vjeçarin Xhetan Konesha në Dibër ditën e djeshme.

Policia bën me dije se Altin Mera, në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar nga fshati, iu është vetëdorëzuar forcave të Policisë.

“Si rezultat i kontrollit të pandërprerë dhe krehjes së zonës nga strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, për kapjen e bashkautorit të vrasjes së 50-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi Altin Mera, në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar, iu është vetëdorëzuar forcave të Policisë. Ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa vëllai i tij Muharrem Mera u arrestua nga policia që dje. Dy vëllezërit në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes Koneshe”, Njësia Administrative Luzni, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xhetan Konesha, 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.

Të fundit