Flash News
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Dita e sotme do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat gjatë orëve të mesditës do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin por në sasi të pakta.
Parashikohet që gjatë orëve të pasdites reshjet të zhvendosen drejt zonave përgjatë shtrirjes lindore duke lënë të gjithë pjesën tjetër të vendin nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura por pa reshje.
Orët e vona të natës i gjithë vendi paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të theksuar të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë mbi 3 ballë.