Flash News

E-TJERA

Vrasësi i heshtur/ 18 herë më i ndotur se norma, ish-zyrtari i PS publikon matjet për ajrin në Tiranë

Vrasësi i heshtur/ 18 herë më i ndotur se norma, ish-zyrtari i PS

Banorët e Tiranës kërcënohen nga mjedisi i ndotur jetësor, i cili po ndikon në rritjen e numrit të sëmurëve nga mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore, e madje edhe shkakton vdekjen e njerëzve.

Profesori Besnik Baraj ka prezantuar dje disa matje të ndotjes së ajrit në Tiranë nga grimcat që qëndrojnë pezull në ajër, të cilat depërtojnë në enët tona të gjakut dhe konsiderohen nga OBSH si më të rrezikshme.  

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3. 

Vrasësi i heshtur/ 18 herë më i ndotur se norma, ish-zyrtari i PS

Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3. 

"Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH", tha Baraj në emisionin Të Paekspozuarit.

AI tha se vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00 variojnë nga 31.7 - 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH. 

Vrasësi i heshtur/ 18 herë më i ndotur se norma, ish-zyrtari i PS

Për të bërë një krahasim me disa metropole shumë më të zhvilluara se Tirana, në Londër niveli i PM 2.5 ka qenë 13 mikrogram/m3.

Në Neë York ka qenë 4.2 mikrogram/m3. Në Romë ka qenë 12.7 mikrogam/m3.

Në Paris ka qenë 16 mikrogram/m3 dhe në Berlin ka qenë 11.1 mikrogram/m3. Ndërsa matjet e Tiranës që ka kryer Baraj, tregojnë shifra shumë më të larta, nga 33-92 mikrogram/m3. 

Baraj tha se i ka kryer matjet me një aparat i cili e ka marzhin e gabimit deri në +/- 10%. Edhe po t’ua heqësh vlerave këtë përqindje, shifrat e ndotjes në Tiranë nga grimcat vdekjeprurëve, janë në nivele shumë shqetësuese, ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës u ka rekomanduar qytetarëve, që nuk u pëleqejnë ndërtimet dhe ndotja, që "të shpërngulen në fshat".

 

Të fundit