Flash News

E-TJERA

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Flasin fqinjët: Ishte djalë kapedan! Jemi të tronditur

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Flasin fqinjët: Ishte djalë

Vrasja me thikë e 14 vjeçarit Erald Xhejo nga fshati Zvirinë e Maliqit nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, ka tronditur opinionin publik.

Banorë të zonës, të cilët shkuan për ngushëllime në banesën e të miturit, thonë për mediat se ishte një djalë i shkëlqyer dhe vinte nga një familje e rregullt.

“Familjen e njoh, e rregullt, djalë i shkëlqyer. Kalonte në rrugë dhe të respektonte në një mënyrë të atillë. Se si ndodhi kjo të lë pa fjalë fare. Ka dy çuna familja.”, u shpreh një banor.

E tronditur nga ngjarja u shpreh një tjetër banore që tha se po shkon për ngushëllime te familja.

“Se dinim fare, sot më mori djali. Tani do të shkoj te familja, jemi miq. Na ka tronditur ngjarja.”, shtoi një grua.

Ishte djalë kapedan, shton një banor tjetër, duke shtuar se kishte moshën e nipit të tij.

“Ishte djalë kapedan. Çfarë të them më tepër. Jam shumë i tronditur, në moshën e nipit tim.“

Të fundit