Flash News

E-TJERA

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ 5 të mitur shoqërohen në polici, viktima u godit 6 herë me thikë

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ 5 të miturKa shkuar në 5 numri i të miturve të shoqëruar nga policia lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit, që ndodhi sot në Tiranë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Viktima, i identifikuar me inicialet M.C., u godit 6 herë me thikë, ndërsa i plagosuri L.M. mori 2 goditje. Ngjarja ndodhi në një rrugicë rreth 150 metra larg shkollës, dhe kamerat e sigurisë tregojnë se viktima dhe i plagosuri u sulmuan fillimisht me grushte dhe më pas me thikë nga 3 bashkëmoshatarë të tyre.

Dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale. Policia ka identifikuar autorët e dyshuar, dhe një prej tyre është shoqëruar.

Të fundit