Flash News

E-TJERA

Vrasja e 23-vjeçarit në Itali, babai kërkon ndihmë për të sjellë trupin e Klajdit në Shqipëri

Vrasja e 23-vjeçarit në Itali, babai kërkon ndihmë

Agim Bitri, babai i Klajdi Bitrit, i ka bërë thirrje shtetit ta ndihmojë të sjellin trupin e pajetë të djalit të tij në Shqipëri.

Për mediat, ai kërkoi drejtësi për 23-vjeçarin e ndjerë teksa bëri thirrje që autori të dënohet.

“Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet”, thotë ai për gazetarët.

 

Të fundit