Flash News

E-TJERA

Vrasja e 25-vjeçarit, familjarët ‘rrëzojnë’ versionin e policisë dhe paralajmërojnë vetëgjyqësi : Kam 5 djem, gjaku shkon me gjak

Vrasja e 25-vjeçarit, familjarët ‘rrëzojnë’
Hasan Rasha, xhaxhai i Klodian Rashes i vrare nga policia

Familjarët e 25-vjeçarit Klodian Rasha të vrarë mbrëmë në rrugën ‘Dritan Hoxha në Tiranë nga një efektiv i policisë kanë hedhur poshtë versionin e policisë, duke thënë se i riu është vrarë fare pranë shtëpisë.

Xhaxhai i viktimës Hasan Rasha i intervistuar në Open nga gazetarja Anila Hoxha thotë se policia e ka qëlluar 30 metra nga shtëpia teksa pinte kafe.

“Djali po punonte te shtëpia sepse ka pas ndërtime. Klodiani pinte shumë kafe. Gjatë ditës nuk ka pirë kafe dhe ka dalë në darkë, pas orës 11. Policia e ka qëlluar 30 metra nga shtëpia. Më kanë ardhur disa shokë të tij sot.

Shokët e tij që pinte kafe gjithmonë me ta. Ata më kanë thënë se ky nuk u ndal policisë sepse s’ka pasë maskë, dhe ka ikur për t’i shpëtuar gjobës 30 mijë lek. Dua që kjo punë të zbardhet”, tha Hasan Rasha.

A do të thotë kjo se mund të shkoni në vetëgjyqësi?- e pyeti Anila Hoxha.

‘Nuk e di si do shkojë kjo punë. Unë kam 5 djem vetë dhe jam i 5-ti vëlla. Gjaku shkon me gjak. Prandaj në kërkojmë nga shteti, prokuroria, policia dhe nga ju gazetarët të zbardhet kjo ngjarje’- tha Hasan Rasha.

 

Të fundit