Flash News

E-TJERA

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Gjykata jep "arrest me burg" në mungesë, familjarët firmosin peticion për dënim me vdekje

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Gjykata jep "arrest me burg"

Gjykata e Fierit ka dhënë masën "arrest me burg" për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Vendimi ndaj Çalamanit është dhënë në mungesë. Autori nuk është dërguar në seancë për shkak se familjarë të shumtë të të miturit, të tensionuar ndodheshin në mjediset e gjykatës.

Dhe pas shpalljes së vendimit, ata janë shprehur se do vijojnë të qëndrojnë pranë këtij institucioni, ndërsa kanë nisur të firmosin një peticion, ku kërkojnë dënim me vdekje për Çalamanin.

Të afërmit kanë kërkuar "varje në mes të Fierit", duke shtuar se burgu është "si hotel" për autorin e krimit. Vrasja e 8-vjeçaritka tronditur opinionin publik dhe ngjallur reagim, ku kërkohet vendim ekstrem ndaj autorit të krimit të rëndë.

Të afërmit hynë me forcë në mjediset e gjykatës për shkak se mendonin se Çalamani ndodhej brenda saj, por u nxorën nga policia dhe u informuan se nuk ndodhej. Për shkak të tensioneve, u mor vendimi që masa e sigurisë të jepej në mungesë.

Në mbështetje të familjarëve që kërkojnë dënim me vdekje për autorin kanë shkuar dhe qytetarë të Fierit dhe bashkëmoshatarë të Mateos, i cili u vra në mënyrë barbare dy ditë më parë.

 

Të fundit